Përçarje te opozita/ Si u bënë 79 vota PRO Nikollës?! Kryetarja e Kuvendit mori dy vota më shumë se mazhoranca

Lindita Nikolla u zgjodh sot kryetare Kuvendit me 79 vota pro, 4 kundër dhe asnjë abstenim.

Po të bëhet një llogaritje në bazë të deputetëve që votuan dhe votave që disponon mazhoranca, rezulton se një votë pro ka ardhur nga radhët e opozitës. PS ka 74 ulëse në parlament dhe së bashku me PSD-në e Tom Doshit shkon në 77.

Në votimin për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, mori pjesë edhe LSI, duke kundërshtuar kështu ‘urdhrin’ e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili në shenjë proteste vendosi të griste me nervozizëm fletën e votimit.

LSI votoi kundër me katër vota, çka e bën të paqartë se nga doli vota e 79-të.

Gazeta Shqip mëson se dy votat e tjera pro janë të Vangjel Dules dhe Nusret Avdullai të PDIU.

Po t’i shtohet edhe vota e Vangjel Dules, aleat i Bashës në zgjedhjet e 25 prillit, numri i votave bëhet 78.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT