Përfundon takimi 45 minuta “kokë më kokë” Merkel-Rama në Pallatin e Brigadave! Dalin pamjet, pa shtrëngime duarsh vetëm foto

Zbardhen detaje nga takimi i kryeministrit Edi Rama dhe kancelares gjermane, Angela Merkel. Ka qenë zyra e shtypit pranë Kryeministrisë që ka shpërndarë pamjet nga takimi ‘kokë më kokë’ mes Ramës dhe Merkel që u mbajt në Pallatin e Brigadave.
Takimi në fjalë zgjati rreth 45 minuta. Më pas dy liderët iu drejtuan Tirana Biznes Park, ku do te mbahet edhe nje takim me lideret e Ballkanit.