Përjashtoi Berishën, Bashës i rikthehet viza diplomatike

Lulzim Basha pritet së shpejti të udhëtojë drejt SHBA-ve. Burime zyrtare nga PD i thanë CNA.al se Bashës i është rikthyer viza diplomatike e cila i ishte refuzuar prej gati katër vitesh.
Më në fund do ketë një udhëtim zyrtar në SHBA, i cili vjen pas pazareve që Lulzim Basha bëri duke ofruar përjashtimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD.
Kreu i PD ndodhet përballë një uragani nga anëtarësia e partisë të cilët kërkojnë dorëheqjen e tij duke e quajtur tradhëtar dhe pazarxhi, jo vetëm për përjashtimin e Berishës, por edhe për humbjet dhe skandalet këto 8 vite të drejtimit të PD.
Basha tashmë shihet gjithmonë e më pranë kryeministrit Edi Rama, duke qenë pjesë e një bashkëqeverisje parlamentare me një opozitë fasade.
Vizita në SHBA, duket si shpresa e fundit e Lulzim Bashës për shpëtim por duket se tashmë anija e tij është mbytur./CNA.al