Përplasjet për targat me Serbinë, Rama i jep të drejtë Albin Kurtit, por kërkon dialog

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sa i përket tensioneve më të fundit të krijuar mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket zbatimit të reciprocitetit për targat me dy shteteve.

Ai e cilëson si të drejtë vendimin e qeverisë së Kosovës për reciprocitetin, por kërkon dialog me BE-në dhe Beogradin.

“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë.Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%).Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, shkruan Rama në rrjetin social Tëitter.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT