Poston pamjet me bukuritë natyrore të Shqipërisë, Ermal Meta ka një thirrje për ndjekësit: Nuk do të pendoheni… (VIDEO)

Këngëtari i njohur, Ermal Meta, ka thënë gjithmonë me krenari se është shqiptar, edhe pse prej vitesh jeton dhe punon në Itali. Ai prej disa vitesh ka fituar zemrën e publikut italian me muzikën që bën dhe këngët e tij tashmë dëgjohen gjithandej.

Edhe pse përfaqësoi Italinë në “Eurovision” dhe famën më të madhe e mori atje, Ermali në çdo moment flet për Shqipërinë dhe shqiptarët. Para disa javësh, ai erdhi në Shqipëri për të mbajtur koncertin e tij të dytë në Tiranë.

Poston pamjet me bukuritë natyrore të Shqipërisë, Ermal Meta

Para fansave të tij shqiptarë, Ermali këndoi këngët e tij më të reja si dhe ato që tashmë janë kthyer në hite. Por ditën e sotme, Meta ka publikuar një video në “Instastory” ku ekspozohen bukuritë e Shqipërisë.

Videon në fjalë, këngëtari i dashur për publikun e ka marrë në faqen e “Instagram”-it të “Akturizmi”, ku thuhet: “Vizitoni Shqipërinë në çdo stinë. Zbuloni ngjyrat e Shqipërisë gjatë gjithë vitit”.

Ndërkohë vetë Ermali u bën thirrje gjithë ndjekësve të tij që të vizitojnë Shqipërinë, pasi nuk do të pendohen.

“Këto kanë qenë ditë të mrekullueshme në të gjithë Shqipërinë. Vizitojeni nëse mundeni, nuk do të pendoheni “, shkruan këngëtari i njohur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT