Preç Zogaj e tregon për herë të parë: I thashë Bashës që të shkoja unë dhe t’i kërkoja Berishës të mos kandidonte për deputet, ja çfarë më tha

Preç Zogaj ka treguar për herë të parë mbrëmjen e sotme se i ka kërkuar Bashës që të shkojë t’i kërkojë Berishësë që të mos kandidonte në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai u shpreh se Basha nuk e ka lejuar, pasi nga respekti dhe mirënjohja për Berishën, vendosi ta zgjidhte vetë çështjen e ish-kryeministrit.

Fevziu: A mund ta zgjidhte çështjen e Berishës para zgjedhjeve. Pas 8 viteve, të mos ishte më deputet?

Zogaj: Unë e kam shtyrë Bashën, i kam kërkuar edhe një gjë. “A t’i shkoj unë Berishës”, i kam thënë. A më delegon të shkoj ta takoj, ai më pret. T’i them, a do ta lëmë këtë djalin të krijojë profilin e tij?”. Nuk më la të shkoja, pasi kishte respekt dhe mirënjohje për Berishën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT