“Rama 3” kërkon votëbesimin për qeverinë! Bashkëshortja ndjek me vëmendje nga parlamenti kryeministrin

Kuvendi nis punimet. Kryeministri Edi Rama kërkon votëbesimin e qeverisë së re për mandatin e tretë radhazi.
“Qeveria me vëmendjen më të lartë të grave në Shqipëri. Jam krenar. Nuk ishte pikënisje e qëllimshme, por pikëmbërritje e natyrshme”, ishte fjalia hyrëse e kryministrit Rama.
Ajo që u fokusua nga kamerat ishte prania e bashkëshortes së kryeministrit Rama e cila ndodhet prezente në kuvend.