“Rama dhe Basha po punojnë që t’i kthejnë shqiptarët në…”, shpërthen Nishani: Me çdo çmim që nevojitet, mos e lejoni këtë

Ish presidenti Bujar Nishani ka reaguar ashpër ndaj asaj të cilën ai e ka konsideruar si një bashkëpunim mes liderit të opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Nishani shkran se Rama dhe Basha po synojnë e punojnë bashkë që shqiptarët të konsiderohen si qytetarë të kategorisë së dytë.
Më tej ish-presidenti shkruan se sipas tyre shqiptarët nuk duhet të kenë të njëjtat standarte si popujt e tjerë europianë, teksa shton që shqiptarët nuk duhet ti lejojnë që ti trajtojne si qytetarë të kategorisë së dytë.
“Edi Rama & Lulzim Basha synojnë e punojnë që shqiptarët të konsiderohen e trajtohen si qytetarë të Klasit të II-të !
Sipas PLATFORMES së tyre ;
Për shqiptarët mjafton kjo ekonomi mizerabël,
Për shqiptarët nuk ka nevojë për shtet serioz dhe institucione normale,
Për shqiptarët nuk ka nevojë për rregulla e kode demokratike,
Për shqiptarët nuk janë të rëndësishme liria, të drejtat themelore, dinjiteti,
Për shqiptarët nuk janë të nevojshme standartet që gëzojnë popujt & shoqëritë e tjera evropiane.
Mjafton që Rama & Basha të vegjetojnë mbi mjerimin dhe talljen ndaj shqiptarëve.
Shqiptarët të mos lejojnë kurrë që ti konsiderojnë e trajtojnë si qytetarë të Klasit të II-të!
Kurrë, me çdo çmim që të nevojitet !”, shkruan Nishani.