Rama pret ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, paralajmëron ardhjen e Princit të Kurorës: Rrisim bashkëpunimin ekonomik

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Princi Faisal Bin Farhan Al Saud, ka vizituar sot Tiranën, ku ka zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama dhe me homologen Olta Xhaçka.

Në një konferencë të përbashkët, Rama tha se kjo vizitë e parë hap një kapitull të ri mes dy vendeve. Kreu i qeverisë paralajmëroi edhe një vizitë të mundshme të princit të Kurorës në Shqipëri. Mësohet se fokusi i bisedimeve mes dy liderëve ka qenë mundësia e investimeve dhe rritja e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

“Numri i vizitorëve saudit në Shqipëri është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Kjo vizitë e parë është vetëm hapja e një kapitulli vizitash dhe takimesh bilateral. Sot I ripërsërita ministrit ftesën për të pritur këtu princin e Kurorës. E falenderova Arabinë Sauditë për ndihmën e vazhdueshme që i ka dhënë Shqipërisë, sidomos në momentet e vështira. Tani jemi në kushtet kur mund të shohim me optimizëm mundësinë e investimeve dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare.  Rama dakord për të mbledhur sa më parë komitetin e përbashkët, në funksion edhe të thellimit të bashkëpunimit ekonomik”, tha Rama.

Rama falenderoi Arabinë Saudite edhe për njohjen e Kosovës.

“Arabia Saudite e ka njohur Kosovën dhe ka qenë mbështetëse e rëndësishme për kandidaturën e Kosovës në strukturat ndërkombëtare”, tha Rama./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT