Rama: PS mund të kthehet në azil pleqsh, rrezikojmë të mbetemi kashtë e ko*e nëse..

Kryesocialisti Edi Rama në fjalën e tij u shpreh se duhet të alarmohemi për të ardhmen e PS-së, duke paralajmëruar se rrezikon që partia të kthehet në një azil pleqsh, duke iu larguar të rinjtë.
“Ne duhet sot të veprojmë ua kemi borxh atyre që vijnë pas nesh, ua kemi borxh atyre që i dhanë jetë kësaj partie, e që sollën atë parti në kushtet që ne kemi këtë privilegj të jemi këtu të gjithë bashkë këtu, udhëheqja, duhet të mendojmë për shëndetin, forcën e suksesin e PS-së në një afat më të gjatë se katër vjet. Ngritja sa më e parë e një akademie politike me standardet ndërkombëtare, jo vetëm për të rinjtë. Nuk është imperativ, por e domosdoshme”, tha Rama.
Më tej ai shtoi se PS i duhet Akademia politike. “Nëse nuk duam që PS të kthehet në një azil pleqsh, duhet të veprojmë sot. Pa menduar se kjo nuk do të ndodhë në kohën kur ne kur kemi pushtetin, por mund të ndodhë më shpejt se sa parafytyrimi e pa përkrahjen e plotë të njerëzve në mes dy zgjdhjeve, edhe makineria jonë elektorale rrezikon të mbetet në rrugët, pa benzinë. Rrezikon të mbesë si motrat e veta, kasht e koqe, pa kokë dhe mbështetësit e saj”.
“Shikoni se ku kanë përfunduar partitë e mëdha socialiste, doni në jug apo në perëndim të Shqipëri, në lindje apo në veri. Pikërisht se nuk kanë mundur për një e mijë e një arsye të jenë një ushqim jo për interesat e ngushta, por për shpirtin politik”, tha Rama.
Ai u shpreh për një riorganizim të plotë të PS-së.