Rama publikon pamjet nga punimet në “Parkut e Shtëpisë së Pavarësisë”: Do jetë kartolina e bukur e Vitit të Ri për ata që e duan Vlorën

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje nga punimet që kryhen në Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë.
Rama teksa poston videon në rrjetet sociale shkruan se kjo është kartolina e bukur e Vitit të Ri, ku pritet që të kenë mbaruar punimet.
“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të kantierit të Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë, i cili do të jetë kartolina e bukur e Vitit të Ri për të gjithë ata që e duan Vlorën, ju uroj një ditë të mbarë
” shkruan Rama në postimin e tij.