Rama takon George Soros: Me mikun e çmuar…

Kryeministri Edi Rama është takuar në Nju Jork me George Soros, miliarderin dhe themeluesin e rrjetit të fondacioneve të shoqërive të hapura në mbarë botën.

“Në Nju Jork me mikun e çmuar George Soros, një mendje e rrallë dhe një mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur”, shkruan Rama.

Ndërkohë, në Shqipëri Sali Berisha akuzon Soros se qëndron pas shpalljes së tij “non grata” nga Departamenti i Shtetit.

Berisha, që dikur e ka quajtur “mik të madh të shqiptarëve”, sot e akuzon Soros se është “spekulant e manipulator”, madje duke thënë se ai po cenon sovranitetin e Shqipërisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT