Reagimi i parë/ Përjashtimi i Berishës dhe nisja e parlamentit, shihni çfarë bën Edi Rama

Ditën e sotme nis legjislatura e X e Kuvendit të Shqipërisë, e cila do të drejtohet nga Luljeta Bozo, deputetja më e vjetër në moshë në këtë legjislaturë të Kuvendit.
Nisja e sesionit të ri parlamentar vjen në një moment interesant, PD rikthehet në Kuvend pas 30 muajsh, por pa Sali Berishën, i cili është përjashtuar nga grupi parlamentar.
Largimi i tij, është padyshim edhe një fitore e vogël për Edi Ramën. Lideri socialist ka zgjedhur të injorojë zhvillimet në kampin opozitar dhe e ka nisur ditën duke postuar disa pamje nga Laçi. Siç duket beteja do zhvillohet në parlament.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë fotoalbum të punës transformuese në kantieret e Rindërtimit që besoj se flet vetë, ju uroj një ditë të mbarë
*Laç dhe Thumanë”, shkruan Rama.