Riformatimi i PS-së/ Katarsisi i Ramës me sekretarët për “Rilindjen e dytë”

Ndërsa me qeverinë e re, kryeministri Edi Rama rikonfirmoi një pjesë të ministrave, 9 ministra, me Partinë Socialiste mund të themi se ai ka bërë një katharësis sa i përket jo vetëm organizimit strukturor të partisë, por edhe të emrave.
Ekipi i “qeverisë së PS”, sekretariati është ndryshuar plotësisht me emra me strukturë, duke si bazë kryesore. Dy shtyllat kryesore të PS-së, do të jenë Damian Gjiknuri dhe Blendi Klosi, që do të mbajnë përkatësisht postet e sekretarit të Përgjithshëm të atij Organizativ në PS. Klosi siç e tha edhe kryesocialisti në fjalën e tij do të jetë krahu i djathtë i Gjiknurit.
Këto dy poste janë mbajtur nga Taulant Balla dhe Arben Pëllumbi, të tashmë nuk do të kenë asnjë post tjetër në sekretariat.
Alfred Peza është larguar nga posti i sekretarit për marrëdhëniet me mediat. Etjen Xhafaj ka zëvendësuar Blerina Gjylametin në postin e sekretarit Digjital.
Anila Denaj ka zëvendësuar Lindita Nikollën në postin e sekretares të Burimeve Njerëzore. Teuta Vodo është larguar nga posti i sekretares për Marrëdhëniet me Jashtë duke u zëvendësuar nga Romina Kuko.
Ndërsa janë shkrirë dy postet sekretariatesh si i Emigracionit dhe për Koordinimin e Këshillave të Rajoneve. Me këto suprimime, Ilir Beqaj nuk do të mbajë asnjë post partiak, edhe nuk do të jetë as në kryesinë e PS-së. Gjithashtu nuk do të ketë më as sekretar për Ccështjet Zgjedhore, post që është mbajtur nga Damian Gjiknuri, por që tashmë për faktin se është sekretar i përgjithshëm mund ta mbulojë vetë këtë fushë, si eksperti i ndryshimeve të Kodeve Zgjedhore.
Sekretar për Rininë do të jetë Bojkena Basha, e cila merr vendin e lënë nga Gent Cakaj.
Sekretariati i ri PS-së
Sekretari i përgjithshëm Damian Gjiknuri
Sekretari Organizativ do të jetë Blendi Klosi
Sekretari Dixhital Etjen Xhafaj
Burimet Njerëzore Anila Denaj
Sekretare e Gruas Etilda Gjonajt
Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë- Romina Kuko
Sekretar e Rinisë- Bojkena Basha
Kush ishin dhe u larguan
Taulant Balla- Sekretar i Përgjithshëm
Arben Pëllumbi- Sekretar Organizativ dhe i Koordinimit Elektoral
Damian Gjiknuri-Sekretar për Çështjet Zgjedhore
Alfred Peza- Sekretar për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat
Blerina Gjylameti- Sekretar për organizimin Digjital
Ilir Beqaj- Sekretar për Koordinimin e Këshillave të Rajoneve
Laert Duraj- Sekretar Për Emigracionin
Teuta Vodo- Sekretar Për Marrëdhëniet Ndërkombëtare
Lindita Nikollaj- Sekretar për Burimet Njerëzore dhe Bashkëqeverisjes
Gent Cakaj- Sekretar për Rininë