Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike çon inflacionin pranë objektivit të BSh

Inflacioni në muajin gusht u rrit me 2.7 për qind, ku rritja më e madhe i faturohet rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike. Shifra është pranë nivelit të Bankës së Shqipërisë, që ka përcaktuar si objektiv të inflacionit 3 përqindëshin.

INSTAT ka përdorur metodologjinë e re të matjes së inflacionit, e njëjtë me atë të Eurostat. Sipas metodologjisë së re, ky grup është rritur me 4,9 për qind, pasuar më pas nga grupet e komunikimit me 2,8 për qind, transporti dhe hotele, kaafene e restorante me nga 2,3 për qind.

“Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Gusht 2021 është 2,7 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 4,9 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Komunikimi” me 2,8 %, “Transporti” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,3 % secili, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Shëndeti” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 1,1 % secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,0 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,7 % dhe “Veshje dhe këpucë” me 0,3 %”, thotë INSTAT.

Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike çon

Para ndryshimit të metodologjisë së matjes, metoda kombëtare e INSTAT raportoi inflacion 2.4 për qind në muajin gusht, ose 0.3 për qind më pak.

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) mat ndryshimin e nivelit të çmimeve me pakicë të mallrave dhe shërbimeve nga pikëpamja e strukturës së shpenzimeve të cilat konsumatori (vendas dhe i huaj) synojnë për konsumin final në territorin e Shqipërisë. IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Evropës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Evropiane duke siguruar stabilitetin e çmimeve në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar.

Ndryshimi vjetor mat ndryshimin e indeksit të çmimeve ndërmjet muajit korrent me të njëjtin muaj të vitit të mëparshëm. Ky ndryshim është rrjedhojë e ndryshimeve korrente në nivelin e çmimeve, por mund të ndikohet edhe nga efektet e papërsëritshme të cilitdo muaj. Ndryshimi mujor mat ndryshimin e indeksit të çmimeve të muajit korent me muajin e mëparshëm. Ky tregues është i ndjeshëm nga efektet sezonale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT