Rritja e çmimit të bukës, ekonomisti Sako: Ndodhi për shkak të Rusisë, ja si zgjidhet problemi

Ekonomisti Pano Sako deklararoi në emisionin “Breaking” në Top News se rritja e çmimit të bukës në Shqipëri, ishte e pashmanshme, pasi Rusia ka vendosur një taksë të re për grurin.
Sipas tij, gjoba ndaj kompanive të miellit në Shqipëri nuk e zgjidh problemin, edhe pse kritikoi rritjen e çmimit të miellit nga kompanitë në mënyrë të koordinuar.
Sipas Sakos, zgjidhja e vetme, është që Shqipëria t’i rikthehet kultivimit të grurit.
“Rusia ka vendosur një taksë eksporti për grurin e vet. Gruri i Rusisë tashmë ka rritur çmimin e miellit në vendin tonë. Kjo ka çuar deri në rritjen e çmimit të bukës. I papranueshëm është fakti që rritja nga kompanitë shqiptarë u bë në formën e një karteli. Çmimi i bukës do të rritet. Por si ta frenojmë? Me gjobë ndaj kompanive? Nuk e besoj. Me ulje taksash? As kjo nuk funksionon. Zgjidhja është vetëm duke krijuar autonominë tonë në prodhimin e grurit. Na duhet të prodhojmë vetë grurë”, tha Sako.
Sako tha se 100% e miellit që përdorët për bukë në Shqipër vjen nga jashtë, ndërsa gruri që prodhohet në Shqipëri shkon vetëm për kafshët.
“Sot, 100% e miellit që përdorët për bukë vjen nga jashtë. Gruri që prodhohet në Shqipëri shkon vetëm për kafshët. Të mos e shohim hallin, vetëm kur na vjen veza“, tha Sako./Gazeta SHQIP