Rritja e çmimit të bukës, Rama: Ja pse fajin e ka Rusia

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të [arë për rritjen e çmimit të bukës, ku ka fajësuar Rusinë, pasi tha që ky shtet ka vendosur taksë eksporti për grurin.
Ai u shpreh se as ulja e TVSH-së nuk ka sjellë ndoonjë rezultat në uljen e çmimit të bukës, teksa shtoi se rritja e çmimit të grurit është bërë për herë të tretë.
“Furnizuesi më i madh i grurit në Europë është Rusia dhe ajo ka vendosur një taksë eksporti, kjo ka bërë që çmimi të rritet kudo dhe këtë nuk e ndalon dot duke marrë masa nga lart poshtë pasi lidhet drejtpërdrejtë me tregun. Edhe ulja e TVSH nuk ka sjellë ndonjë rezultat nën uljen e çmimit. Për fat të mirë ndikimi mund të ishte edhe më i madh dhe të ishte realisht problematike. Kjo rritje nuk ka ndodhur për herë të parë, është e treta herë që rritet gruri”, tha Rama.