Seanca e Parlamentit/ Miratohet raporti, Komisioni e quan të vlefshëm mandatin e Berishës, betohen 140 deputetët

Kryetarja e Komisionit të Verifikimit të Mandateve, Klotilda Bushka ka lexuar raportin e KQZ-së mbi mandatet e deputetëve, duke legjitimuar kështu edhe atë të ish-kreyministrit Sali Berisha.

Duke lexuar mandatin në mënyrë të përmbledhur, Bushka u shpreh se të gjithë deputetët i plotësojnë kushtet e nenit 69 të Kushtetutës. Ndërsa bërit të ditur se janë zëvendësuar dhe mandatet e deputetëve që u lanë bosh pas dorëheqjes si ato të Gramoz Ruçit, Mark Markut, Najada Çomo dhe Lefter Koka.

Ata janë zëvendësuar nga Mirela Petrushi, Elda Hoti, Mimi Kodheli dhe Denis Deli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT