SHBA reagon pas përjashtimit të Sali Berishës: Vendim i vështirë nga Basha, meriton respekt

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së.

SHBA e konsideron vendimin e Bashës të vështirë, ndërsa thekson se lideri i PD meriton respekt.

Ambasada thekson se pret me kënaqësi të punojë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri

“Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara.

Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.“,thuhet në njoftim.

Kujtojmë se përjashtimi i Berishës nga PD ishte një kërkesë e SHBA, pasi kjo e fundit e shpalli Berishën “non grata” për “korrupsion madhor”./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT