Shifra shokuese, sa efektivë policie janë vrarë në krye të detyrës nga kriminelët

Shqipëria u trondit sërish sot, pasi një efektiv policie u vra në krye të detyrës. Pas krimit tronditës ku la të vrarë efektivin Saimir Hoxha, autori Aldi Rama, vetëm 21 vjeç, qëlloi vetën dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Vrasja e efektivëve të policisë është kthyer në një fenomen shqetësues në Shqipëri. Për emisionin “Zona Zero” në Top News, Sadetin Fishta, kreu i sindikatës së policisë, tha se deri tani janë vrarë 268 efektivë policie, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur.

“268 efektivë të vrarë, që janë shpallur dëshmorë, pasi ka edhe qindra të tjerë të plagosur. Policia e shtetit vijon të përgjaket. I riu që vrau policin në Lezhë është një vrasës ordiner, që i mori jetën një efektivi”, tha Fishta.

Nga ana tjetër, ish-drejtuesi i policisë, Asllan Dogjani tha se kultivimi i drogës është kthyer në nëj fenomen shqetësues në Shqipëri. Sipas tij, kanabisi jo vetëm që po mbillet në male dhe ara, por edhe brenda në banesa.

“Situata është krejtësisht jashtë kontrollit. Polici i shtetit vritet në mes të ditës, shumë afër qytetit të Lezhës. Kemi kultivim masiv të drogës. Njoh edhe oficerë e drejtues policie që janë vrarë në krye të detyrës. Sot e kemi Shqipërinë të mbushur plot me drogë. Jo vetëm në male edhe në ara, por edhe nëpër shtëpi”, tha Dogjani./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT