Shkelma e grushte me efektivët e policisë/ Shikoni si të rinjtë në Durrës rebelohen ndaj bluve (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.

Uniformat blu u kanë shkuar pranë disa të rinjve që kishin thyer orarin policor të orës 23:00.

Ata i kanë kërkuar të rinjve që të largoheshin për në shtëpitë e tyre. Por më pas ka nisur një përplasje fizike mes të rinjve dhe efektivëve të policisë.

Në pamjet filmike duket që ata qëllohen me grushte e shkelma mes njëri-tjetrit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 11, ku siç shihet në pamje, disa të rinj kanë qëlluar policinë me grushte e shkelma, por që kanë marrë përgjigje nga blutë e Durrësit, që i kanë shtrirë në tokë dhe i kanë shoqëruar në komisariat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT