“Shqiptarët me Covid kanë mbushur spitalet në Zvicër”, mjeku tregon si paraqitet situata: Kjo më dhemb, dua ti shoh të jenë mirë

Kardiologu shqiptar në Zvicër, Florim Cuculi ka bërë me dije se spitalet atje ndodhen shumë shqiptarë të shtuar nga Covid-19.

Mjeku shtoi se kjo gjë i dhemb pasi do ti shohë shqiptarët të jenë mirë. Gjithashtu ai u bëri thirrje të gjithëve që të vaksinohen pasi shumë raste operacionesh zemre ose tumoriale po shtyhen sepse shtretërit janë të zënë nga personat e infektuar me Covid.

“Unë erdha nga pushimi dhe hasa në një vend në Zvicër ku kishte jashtëzakonisht shumë shqiptar të infektuar në spitalin tim dhe në kontakt me kolegët e mi në Zvicër, që më kanë thënë që janë shumë shqiptar. Kjo mua më dhemb se unë dua që shqiptarët t’i shoh mirë dhe jo keq.

Edhe nisi tensionimi i madh dhe presioni nga popullata vendase. Ata natyrisht nuk janë të lumtur kur operacionet e zemrës dhe tumoret nuk mund të bëhen, sepse shtrati është i zënë nga një pacient me Covid për 3-4-5 javë në spital. Kjo është arsyeja që ne dhe mjekë të tjerë i bëmë thirrje popullatës sonë të vaksinohet. Kjo është arsyeja e vetme dhe shumë njerëz më dëgjuan. Jam i sigurt që një numër i madh i njerëzve, shqiptar në Zvicër janë vaksinuar edhe për shkak që i kam thënë unë”, tha Cuculi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT