Talebanët zhdukin gratë gazetare në Kabul, nga 700 që ishin vitin e kaluar vetëm 100 prej tyre vazhdojnë punën

Më pak se 100 gazetarë femra janë ende formalisht duke punuar në radiot dhe televizionet private në Kabul, në krahasim me një rreth 700 që ishin vitin e kaluar, sipas një raporti të Reporterëve pa Kufij (RSF).
Nga 510 gratë që punuan për tetë nga mediat më të mëdha dhe grupet e shtypit, vetëm 76 janë akoma në punë – nga të cilat 39 janë gazetare. Sipas raportit, tashmë “gratë gazetare janë në procesin e zhdukjes”
Në një konferencë shtypi javën e kaluar, zëdhënësi i talebanëve Zabiullah Mujahid tha se gratë nuk duhet të shkojnë në punë për sigurinë e tyre. Ai pranoi se masa ishte e nevojshme sepse ushtarët talebanë “nuk janë të trajnuar si të sillen me gratë”.
Në paraqitjen e tij të parë në një konferencë shtypi dy javë më parë, Mujahid tha se talebanët “duan që të gjitha mediat të jenë të lira, të pavarura, të vazhdojnë botimet … brenda kornizës së Islamit.”
Ai gjithashtu tha se nuk do të ketë “asnjë dhunë kundër grave” në Afganistan dhe siguroi anëtarët e komunitetit ndërkombëtar se ata “nuk duhet të shqetësohen” për këtë çështje./Gazeta SHQIP