Tani në krah të tij, kur Berisha mbronte Bashën nga akuzat e Kokalarit dy vite më parë

Aktivistja shqiptare Evi Kokalari dje në krah të Sali Berishës në “Foltoren” e mbajtur në qytetin e Durrësit, akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha se ka paguar shuma të mëdha për lobimin në SHBA nëpërmjet një kompanie ruse.

Kjo akuzë për Bashë nuk është hera e parë, pasi edhe dy vite më parë ka qenë ky debate që është zhvilluar, mirëpo atë kohë ka qenë vetë Berisha që i ka dalë  në mbrojtje.

Dy vite më parë në emisionin “Tempora”, Berisha është shprehur se PD kurrë nuk ka marrë financime ruse.

“Akuzat e Mother Jones janë të fabrikuara. Në mënyrë absolute Lulzim Basha dhe PD nuk kanë pasur asnjë takim me rus, kurrë në jetën e tij. Nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga rusët. Nuk kanë firmosur kurrë kontratë me rusët. Këto janë të vërteta që nuk i luan as topi. Nuk kanë kontratë me para ruse, nuk kanë kontaktuar me asnjë rus për këtë problem. Cdo gjë tjetër është intrigë e ulët e destinuar të përfundojë në hiç” tha Berisha në 2019.

Pyetje: A ekziston rreziku rus?

Sali Berisha: Është gunvori në Naftë me supermafiozin Ëngjëll Agaci. Gunvori është kompania e mikut personal të Vladimir Putinit. Është telekomi i kompanisë bullgare të lidhur si mishi me thoin .Rreziku rus është projekti i zoografit biz dhe argatit të Prishtinës për copëtimin e Kosovës. Ai është rrezik strategjik madhor. Këto janë rrezike. Kurrë zoti Basha. E thërret një ditë para mitingut apo për ti bërë presion. Këto i bën një burracak si Edi Rama, por është i pashpresë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT