Taulant Balla ngre banderolë me dron në Elbasan (Foto)

Pasi u shkarkua nga detyra e sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe pasi u largua si drejtues i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla ka tentuar të përçojë një mesazh ndaj Edi Ramës, sikur ka mbështetje nga votuesit.

Ai ka zgjedhur ndeshjen Shqipëri-Hungari që u zhvillua në “Elbasan Arena”, për të ngritur një dron me një banderolë.

Në dron shkruhej “Taluant Balla, Elbasani ty të do”. Kuptohet që droni nuk është ngritur nga vetë Balla, por vështirë që ky të jetë një rast sporadik, nga një simpatizant i thjeshtë i PS-së.

Vetë Balla ka premtuar “besnikëri” ndaj votuesve të tij në Elbasan, ku në zgjedhjet e 25 prillit u vra edhe një person.

Ai ka deklaruar se do të ketë dy përgjegjësi, e para për të ngritur zërin për qytetarët e qarkut të Elbasanit, të cilët e zgjodhën deputet dhe e dyta për të riorganizuar Partinë Socialiste në Qarkun e Fierit./Gazeta SHQIP

Taulant Balla ngre banderolë me dron në Elbasan (Foto)Taulant Balla ngre banderolë me dron në Elbasan (Foto)Taulant Balla ngre banderolë me dron në Elbasan (Foto)Taulant Balla ngre banderolë me dron në Elbasan (Foto)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT