Tronditëse! Koronavirusi i merr jetën 33 vjeçares shtatzënë tek Infektivi, nuk ishte e vaksinuar

Një grua shtatzënë, e infektuar me koronavirus, mësohet se ka humbur jetën.

Sipas news24, viktima ishte 4 muajshe shtatzënë, dhe ndodhej e shtruar të Spitali Infektiv.

Mësohet se viktima 33 vjeçare dhe ishte e pavaksinuar dhe ndodhej e shtruar në reanimacionin e Infektivit prej dy ditësh, por nuk e  ka fituar dot betejën me virusin vdekjeprurës.

dhe ndodhej prej ditësh në spital në gjendje të rëndë. Një ditë më parë, edhe Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ajo ishte ndër pacientët në gjendje të rëndë në terapinë intensive.

Ditët e fundit, Shqipëria ka regjistruar bilanc tragjik të viktimave nga covid19. Dje autoritetet njoftuan për 17 të vdekur, të moshave 52-82 vjeç.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 shtatëmbëdhjetë qytetarë: 5 qytetarë nga Tirana të moshave 52-82 vjeç, 3 qytetarë nga Durrësi të moshave 71 -79 vjeç, 2 qytetarë nga Kamza nga 81 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora 63 dhe 82 vjeç, 1 qytetare nga Lushnja 51 vjeç, 1 qytetar nga Fushë-Kruja 64 vjeç, 1 qytetare nga Pogradeci 70 vjeç, 1 qytetar nga Kuçova 77 vjeç, 1 qytetare nga Mamurrasi 81 vjeç“, njoftoi ministria një ditë më parë./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT