“Truri” i vaksinës së AstraZeneca: Covid19 do të kthehet në një ftohje të zakonshme

Krijuesja e vaksinës së Oxford-AstraZeneca, profesoresha Dame Sarah Gilbert hodhi poshtë frikën për një variant të ri më vdekjeprurës të covid.
“Ne normalisht shohim që viruset bëhen më pak virulentë pasi qarkullojnë më lehtë dhe nuk ka arsye të mendojmë se do të kemi një version më të rëndë të Sars-CoV-2,” tha ajo gjatë një seminari në “Royal Society of Medicine”.
Dame Sarah Gilbert deklaroi së se koronavirusi me shumë mundësi nuk do të pësojë një mutacion më të rëndë dhe me kohën do të kthehet në një ftohje të zakonshme.
Komentet e saj vijnë pasi profesori Chris Ëhitty paralajmëroi një ditë më parë se pothuajse të gjithë fëmijët e pavaksinuar do të infektohen me Covid në një moment në të ardhmen dhe rreth gjysma e të rinjve janë infektuar me virusin.
Ekspertët kanë thënë më parë se janë të bindur se vaksinat ekzistuese mund të ripërshtaten për të trajtuar më mirë çdo mutacion që shfaqet./Gazeta SHQIP