“U takove me përfaqësues rusë në Greqi?”, Haradinaj ngre dyshime për Albin Kurtit pas anulimit të projektit të gazsjellësit amerikan

Qeveria e Kosovës vendosi të tërhiqej nga projekti për lidhje me një gazsjellës ekzistues në Maqedoninë e Veriut, një projekt i mbështetur nga një kompani amerikane dhe nxitur edhe nga qeveria e SHBA.

Vendimi është kritikuar nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, që thotë se tërheqja bie ndesh me interesat e Kosovës dhe të SHBA dhe vë në rrezik vetë sigurinë e Kosovës.

“Refuzimi i projektit të gazsjellësit amerikan është një veprim i rrezikshëm kundër interesave të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thotë ai.

Haradinaj hedh dyshime se refuzimi i projektit amerikan është bërë për t’i hapur rrugë një projekti rus. Ish-Kryeministri ngre gjithashtu dyshime se gjatë vizitës së gjatë në Greqi në muajt e verës, Albin Kurti është takuar me zyrtarë të Gazpromi-t rus.

“Po ju pyes Kryeministër Kurti: Gjatë vizitës suaj të gjatë në Greqi, a e keni takuar ndonjërin nga përfaqësuesit e Gazpromit rus dhe a është kjo arsyeja e refuzimit të projektit të gazsjellësit amerikan?!”, thotë ai.

A u takua me rusët e Gazpromit në Greqi? Ramush Haradinaj ngre dyshime

Back to top button
LAJMET E FUNDIT