“Ultimatumi i SHBA”/ Pasi refuzoi Kryesinë e PD, Ferdinand Xhaferaj jep një tjetër mesazh për Bashën

Partia Demokratike është përfshirë në vorbullën e madhe të lëshuar përtej Altantikut, ku tashmë DASH ka shpallur “Non Grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe tani i ka kërkuar zyrtarisht nëpërmjet ambasadores amerikane, Yuri Kim, kryedemokratit Lulzim Basha që ta përjashtojë nga Parlamenti, duke mos qenë pjesë e grupit parlamentar të PD-së.

Një kërkesë që është shoqëruar me hezitimin e kreut të PD-së, i cili dukshëm është nën trysninë e mbështetësve të Berishës dhe të bazës së demokrate. Por brenda PD-së janë dhënë disa sinjale të qarta se janë për t’u shkëputur nga Berisha. I tillë i ishte qëndrimi më i fundit i sekretares së re të PD-së, Jonila Godole, e cila bëri publike nevojën për t’u shkëputur nga Berisha.

Ndërkohë që sot kemi një tjetër sinjal nga Ferdinand Xhaferaj, deputeti i PD-së, kryetari i degës së kësaj partie në Durrës, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka vendosur në foto kryesore, Cover, flamurin e SHBA-ve dhe të Shqipërisë së bashku. Ky është një mesazh i qartë i demokratit në lidhje me atë që cilësohet si ultimatumi amerikan ndaj PD-së për t’u shkëputur nga PD-ja.

Më herët Xhaferaj u tërhoq nga gara për të qenë anëtar Kryesie i PD-së. Këto lëvizje të tillë mund të lidhen edhe si një sinjal i fortë i një rryme brenda grupit parlamentar të demokratëve për t’u shkëputur nga Berisha, duke mos u përplasur me aleatin kryesor të shqiptarëve, SHBA-të.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT