“Urime dhe suksese kryeministri Edi Rama”, Yuri Kim shkruan shqip pas dekretimit të kabinetit “Rama 3”

Pas OSBE dhe BE, nëpërmjet një twitter edhe ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim i ka dhënë përshëndetjet kabinetit “Rama 3” që u dekretua këtë mëngjes të 18 shtatorit në p=Presidencë, nga kreu I shtetit Ilir meta.
“Urime kryeministrit Edi Rama për marrjen zyrtare të mandatit të tretë historik. Shtetet e Bashkuara po shohin të punojnë intensivisht me Shqipërinë për forcimin e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit. Urime dhe Suksese”, shkruan Yuri Kim në mesazhin e saj.
Kujtojmë që ambasadorja e SHBA ka qenë aktive ditët e para të shtatorit në Shqipëri. Ndërkohë që nuk e ndoqi seancën e parë të kuvendit apo miratimin e qeverisë në parlamentin e ri.