VIDEO/ Berisha kërcënon Bashën me marrjen e PD: Do bëj çdo gjë me çdo demokrat! Më përjashtoi për interesat e tij!

Sali Berisha është shfaqur i xhindosur sonte në mbrëmje pas vendimit të Bashës për ta përjashtuar nga Grupi Parlamentar i PD.

Ai tha se vendimi është ‘nul’ dhe se është marrë për interesat e Lulzim Bashës.

“Ai e dorëzoi sovranitetin e Partisë Demokratike. Por PD-në e kanë themeluar studentët, të mos e harrojë. Unë do bëj çdo gjë për rikthimin e sovranitetit të PD dhe të vendit” – tha Berisha për Syri TV.

I pyetur nëse do të krijojë Berisha një parti ose lëvizje në vijim, ai tha: “Unë do të bëj çdo gjë me çdo demokrat e çdo shqiptar”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT