VIDEO/ Foka e rrallë shfaqet në brigjet e Karaburunit, pushuesi e terrorizon me motor deti

Si rrallëherë është filmuar gjatë ditës së sotme një fokë në brigjet e Karaburunit, në Vlorë.
Pasi ka qëndruar për disa minuta në sipërfaqe të ujit, foka është zhytur sërish në ujërat e detit.
Ajo që bie në sy është fakti se një pushues bën xhiro me motor uji shumë pranë fokës duke rrezikuar ta dëmtojë.
Foka ka qenë mjaft e përhapur në zonat e Mesdheut, por në ditët e sotme foka mesdhetare “murg” konsiderohet specie e rrezikuar, dhe përllogaritet që të ketë vetëm 600 individë.
Video nga Aleksandër Golemaj