VIDEO/ Karrige në ajër e brohoritje, Rama: Mikpritje speciale në “West Point”

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar një video nga mirëkpritja që i kanë bërë gjatë vizitës në Akademinë Ushtarake “West Point”.

Në videon e publikuar Rama shihet duke folur para studentëve, ndërsa ata brohorasin dhe ngrenë në ajër disa karrige.

“MIRËMËNGJES ? dhe me një moment të veçantë të mikpritjes speciale në West Point, ju uroj një ditë të mbarë?” shkruan Rama në postimin e tij.

Kreu i Qeverisë ndodhet në Nju Jork ku po merr pjesë në javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT