VIDEO/ Kryeministrit të Malit të Zi nuk iu lejua hyrja në Shqipëri në rrugë tokësore, si mbërriti në Tiranë

Ardhja në Shqipëri e kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapic duket se nuk ka qenë e lehtë.

Kryeministri malazes, që ishte pjesë e takimit që kancelaria gjermane Angela Merkel zhvilloi në Tiranë me liderët e Ballkanit Perëndimor, raportohet se është kthyer pas në kufi nga autoritetet shqiptare, për shkak se nuk kishte një test PCR të vlefshëm apo një pasaportën e vaksinimit anti-Covid.

Gazetari, Aleksandar Brezar, ka postuar një video në llogarinë e tij në Twitter, ku shihen makina qeveritare që kthehen mbrapsht në kufi, sipas tij, me pretendimin se nuk kishte test anticovid.

Gjithsesi, në media ka patur lajme edhe për një arsye tjetër. Krivokapic u kthye mbrapsht për shkak të radhëve të gjata në kufi, për të mbërritur në Tiranë më pas me avion.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT