VIDEO: Momenti kur trajneri grek nuk lejon që flamuri shqiptar të bjerë përtokë dhe i’a hedh mbi supe Markut

Mbrëmjen e djeshme Florian Marku nderoi gjithë shqiptarët duke trimfuar në stadiumin e Tottenhamit ndaj Ukrainasit, Maxim Prodan.
Një triumf të cilin Marku ia dedikoi familjes së tij edhe trajnerit të tij grek, Georges Armagos i cili e ka stërvitur atë që kur ishte i vogël.
“Më njeh më mirë nga të gjithë, brenda dhe jashtë ringut. Më ka stërvitur që i vogël. Nuk kanë lidhje këto historitë e luftërave Shqipëri-Greqi”, ka thënë Marku para ndeshjes.
Pas ndeshjes Marku dhe trajneri i tij dolën në një intervistë për mediat ku gjatë kohës që ai po fliste flamuri shqiptar të cilin po e mbante mbi shpinë do i binte. Mirëpo, Armagos u kujdes dhe nuk lejoi që Markut ti binte simboli për asnjë moment dhe i’a hodhi përsëri mbi supe.