VIDEO/ Rama nxjerr pamjet e “mushkërisë së re të Durrësit”: Ekoparku, nga bombë mjedisore në oaz rekreativ

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditë duke publikuar disa pamje nga kantieri i Ekoparkut të madh të Durrësit.

Duket se kantieri po merr formën përfundimtare, duke u kthyer nga një bombë mjedisore në një oaz të ri rekreativ.

Rama shkruan se kjo hapësirë që ishte objekt i kronikave të zeza, së shpejti do të jetë një hapësirë e gjelbëruar me kënde sportive, zona pushimi e parkimi, bare dhe restorante.

“MIRËMËNGJES
dhe me këto pamje të kantierit të Ekoparkut të Madh të Durrësit që po merr formën përfundimtare, si një oaz i ri rekreativ i qytetit aty ku deri dje xhiroheshin kronikat më të zeza të mediave ndërkombëtare për bombën mjedisore, ndërsa së shpejti do të jetë një hapësirë e gjelbëruar, me kënde sportive, zona pushimi e parkimi, bare dhe restorante për të kaluar ditën bashkë me fëmijët, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në Porto Romano, transformimi i vatrës gjysmëshekullore të plehrave të Durrësit është drejt fundit. EkoParku që po zë vendin e vatrës së plehrave do të jetë një pikë atraksioni, jo vetëm për qytetarët e Durrësit./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT