VIDEO/“Serbia është me ju”! Vuçiç mesazh protestuesve në veri të Kosovës: Për gjithçka që kemi ne luftuam

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka dhënë një mesazh protestuesve serbë në Jarinje e Bërnjak. Prej tashmë dy javësh rrugët në veri janë të bllokuara për shkak të recipricitetit të targave, por Vuçiç ka vetëm falenderime për serbët që kanë kryer këtë akt.
Ai madje i shtyu ata duke thënë se gjithçka që sot ka Serbia e ka sepse kanë luftuar serbët.
Për gjithçka që kemi, për përparimin që kemi bërë, e kemi bërë sepse kemi luftuar, sepse kemi treguar se kemi mjaft forcë, energji, njohuri, besim në veten tonë.
Faleminderit njerëzve në këto ditë të vështira për mbështetjen e tyre, faleminderit njerëzve tanë në Jarinje dhe Brnjak, Serbia është me ju!