“Vija vath në vesh, s’kisha dhëmbët që kam sot”/ Rama i kujton studentëve kohën para se të futej në politikë

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar episode nga rinia e tij teksa ishte në një bashkëbisedim me studentët e Prishtinës në Kosovë.
Kreu i qeverisë shqiptare rrëfeu se politika nuk do ishte pjesë e tij nëse do kishte lindur në një nga vendet e BE.
“E para, unë nuk do të isha marrë me politike sikur të kisha lindur në Francë, Angli apo Gjermani, as s’do të isha marrë me politike në Shqipëri po mos të kishte qenë historia, që më përfshiu pa menduar se unë një ditë do të vishja kostum.
Kur jam përfshirë me politikën kam pasur vath në vesh. Kam pasur dhembët origjinale, se këto që shihni nuk janë, pasi janë të prodhuara nga dentisti.
Unë kam pasur flokë më të gjata se sa ju këtë. Shumë vite më parë, pa menduar se do të merresha me këtë punë, dhe rrodhën gjërat, ashtu si thotë shprehja; jeta është ajo që na ndodh, ndërkohë jemi duke bërë plane të tjera. Nuk bëj asgjë që nuk e besoj. Dhe nëse se besoj, s’kam kapacitet që ta ndjek,” tregoi kryeministri.