Von der Layen ‘trondit’ Vuçiç: Serbia s’do të hyjë në BE pa zgjidhur çështjen me Kosovën

Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Layen si pjesë e vizitës së saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor ditën e sotme është ndalur në Beograd.

Von der Layen mori pjesë në ceremoninë që shënonte fillimin e punimeve për modernizimin dhe rehabilitimin e hekurudhës Nish-Brestovac dhe iu referua dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i cili tha se delegacioni në Bruksel do të bëjë përpjekje për të arritur një marrëveshje, për të ruajtur paqen dhe për nënshkruar më shumë marrëveshje.

“Për ne, kjo është një vizitë historike, një gjë e madhe dhe e rëndësishme. Unë premtoj se delegacioni në Bruksel do të bëjë përpjekje për të arritur një marrëveshje, për të ruajtur paqen dhe për të nënshkruar më shumë marrëveshje që do të thotë një ekonomi më e mirë për të gjithë. Serbia nuk do të jetë një anëtar i BE -së derisa ne nuk do të zgjidhim marrëdhëniet me Prishtinën, por do të luftojmë dhe zgjidhim gjërat, “tha Vuçiç, duke shtuar se Serbia mbetet e përkushtuar për respektimin e marrëveshjeve të nënshkruara me BE-në, në dialogun me Prishtinën.

Ndërsa, Von der Layen tha se është mirë që dialogu të vazhdonte: Është mirë që bisedimet po zhvillohen në Bruksel. Rajoni ka nevojë për pajtim, dhe ju jeni pjesë e kësaj. I dashur Aleksandër, ne mezi presim të takohemi në samitin e vitit të ardhshëm. Serbia po jep një kontribut të rëndësishëm dhe zëri i tyre duhet të jetë dëgjuar, ne po ju dëgjojmë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT