Vrasja e policit Saimir Hoxha! Reagon Yuri Kim: Ngushëllime familjarëve, autorët të dalin para drejtësisë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka shprehur ngushëllime famijes së efektivit Saimir Hoxha, i cili u vra ditën e sotme nga 21-vjeçari Aldi Rama në Lezhë.
Kim shkruan se punonjësit e policisë përballen me rrezik në emër të qytetarëve, duhet t’u jemi mirënjohës për heroizmin e tyre. Diplomatja amerikane shpreson që autorët të vihen para drejtësisë.
“Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të oficerit të Policisë së Shtetit Shqiptar, i cili u vra në krye të detyrës. Policia dhe reaguesit e tjerë të parë përballen me rrezik në emër të të gjithë qytetarëve, dhe ne jemi mirënjohës për heroizmin e tyre. Shpresojmë që autorët të dalin para drejtësisë”, shkruan Yuri Kim.