Zbuten gjakrat? Ushtria serbe tërhiqet nga afërsia e kufirit me Kosovën dhe kthehet në Rashkë

Ushtria serbe është tërhequr nga zona e Jarinjës në Rudnicë ku ishte pozicionuar prej ditësh dhe është vendosur në Rashkë.
Lajmi është raportuar nga televizioni serb N1, ku theksoohet se edhe ditën e djeshme ushtria serbe nuk ka qenë e pranishme në afërsi të kufirit me Kosovën dhe sipas tyre ushtria është tërhequr në kazermën në Rashkë.
Ndërkohë Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka njoftuar se ka zhvilluar dy takime të ndara me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç.