Zyrtare! Kjo është qeveria e re “Rama 3” (Foto)

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri u betuan ditën e sotme te Presidenti Meta, duke marrë kështu dritën ‘jeshile’ për mandatin e tretë qeverisës. Kabineti i ri pas betimit me dyer të mbyllura në Presidencë, u drejtuan në këmbë drejt kryeministrisë.

Duke respektuar semaforin dhe me dosjen e kuqe të betimit në duar, ata u drejtuan drejt kryeministrisë. Në momentin që mbërritën në godinën e kryeministrisë, qeveria ‘Rama 3’ bëri foton zyrtare e kabinetit qeveritar, ndryshe nga herët e tjera ku fotoja bëhej në presidencë.

Rama ka postuar vetë foto në rrjetin social “Facebook“, ku shkruan “PHOTO OF THE DAY” ai i cili qëndron në mes i rrethuar nga ministrat.

Zyrtare! Kjo është qeveria e re

Back to top button
LAJMET E FUNDIT