100 USD vota, gjykata lë në arrest shtëpie kandidatin e LSI-së, rrengu që përdori Joka

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën, duke e lënë me arrest shtëpie, Eltion Jokën kandidatin për deputet të LSI-së, i cili u arrestua ditën e djeshme pasi kërkohej për blerjen e votave.
Video skandali i publikuar nga Top Neës në emisonin Breaking, ku Joka shfaqej duke bërë pazare me votat, në këmbim të 100 mijë lekë të vjetra ishte shkaku që ai u shpall si person në kërkim.
Ai dilte bënte fushatë për zgjedhjet e 25 prillit në Tiranë duke i ofruar para njerëzve të ndryshëm. Por sot para trupit gjykues, mësohet se ai ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë me argumentimin se kishte në shtëpi një fëmijë 8-muajsh.
Prokuroria paraqiti akuzën për korrupsion pasive në zgjedhje. Ai ishte shpallur si person në kërkim, derisa u arrestua ditën e djeshme. Ndaj 32-vjeçarit ishte caktuar masa ‘arrest me burg’ në mungesë, por sot kjo masë iu ndryshua.