“35 mijë € për kokën e Albin Kurtit”/ Kurti u kërcënua nga…

Lajmi për kërcënimin me jetë të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, bëri që policia të ngrihej në këmbë dhe të merrte masa për sigurinë e tij, madje forca të shumta të rendit qëndruan pranë shtëpisë së tij.

Lajmi u konfirmua edhe nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. “Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”- tha Kryeziu.

Mediat kosovare raportojnë se kërcënimi është bërë nëpërmjet rrjeteve sociale nga një person me profil fake.

Personi në fjalë ka ofruar një shpërblim prej 35 mijë eurosh për atë që vret Albin Kurtin.“35000 euro shpërblim kush e vret Albin Kurtin, këtë mashtrues dhe zhvatës të shtetit, këtë mastrapaz dhe ordiner, këtë të poshtër dhe t’paftyrë, këte hajn dhe kriminel”- ka shkruar ai në Facebook.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT