A bëhet PD pa Bashën e Berishën? Topalli: S’kushtëzohet nga një, dy apo qindra emra. Unë s’kthehem sa të jetë Luli aty

Ish-kryeparlamentarja dhe ish nenkryetarja e PD, Jozefina Topalli e ftuar sot në emisionin Top Talk në Top Channel tha e sigurt se Partia Demokratike mund të bëhet edhe pa Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

Sipas saj, parimet janë më të rëndësishme se sa emrat që qëndrojnë apo largohen nga PD-ja.

“PD është më e madhe se të gjithë bashkë, duhet të jetë vlerë, besim, e djathtë, alternativë. Nuk besoj se është e kushtëzuar nga një, dy apo qindra emra. Çdo njeri tjetër veç Bashës, çdo njeri që do sillte votën dhe do largonte Ramën dhe e ka mundur Edi Ramën. Unë kur gjej çdo tezë gjatë këtyre. Kjo është lëvizja më e madhja e 20 viteve të fundit, ndjej gëzim”, tha Topalli.

Në lidhje me një rikthim të saj në Partinë Demokratike, Topalli është shprehur se nuk ka qenë kurrë jashtë saj.

“Unë nuk e kam parë kurrë veten jashtë saj. Jam përpjek të bëj diçka që ajo të rikthehet tek vetja e saj.

Sa të jetë Basha s’më lidh asgjë. Unë lexoj çdo qëndrim timin aty (në foltoren e Berishës)”, tha Topalli./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT