Analisti Arben Meçe: Pse nuk flet më Lulzim Basha për oligarkun Papuli?

Pak kohë më parë, opozita bëri një sërë denoncimesh ndaj biznesmenit Agron Papuli, për përfitimin e disa tenderave miliona euro.

Janë gati 23 milionë euro për të cilat PD e akuzon Papulin se i ka përfituar nga qeveria Rama, por së fundmi emrin i tij nuk po përmendet më nga Lulzim Basha dhe opozita.

Analisti Arben Meçe tha në “Zona Zero” në Top News, se Basha e ka ndjekur vazhdimisht një strategji. Sipas tij,kryedemokrati bën denoncime ndaj oligarkëve, por nuk i çon ato deri në fund.

“Tani Basha është në një krizë të madhe. Lëvizjet e Berishës e kanë dëmtuar. I duhet një tribunë ku të manifestojë një farë autoriteti dhe prezence. Basha denoncoi dy oligarkë që i fuste në sferën e aferës. Por kur flet për oligarkët duhet të shtohet lista. Basha flet për njërin, pastaj e harron, pastaj flet për tjetrin dhe e harron. Në qoftë se Papuli ishte oligark që u bë objekt i një konference për mediat, sot Basha nuk flet më “, tha Arben Meçe./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT