Apeli i Yuri Kim: Qeveria të prioritizojë klimën e biznesit. Të gjithë duhet të luajnë me rregulla të njëjta

Ambasadorja e SHBA mori pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës Amerikane të Tregtisë, nga ku i bëri thirrje Qeverisë që të punojë mëë shumë për të përmirësuar klimën e biznesit.
“Ka shumë për të bërë dhe ne i kërkojmë Qeverisë shqiptare që të prioritizojë përmirësimin e klimës së biznesit për të zhbllokuar potencialin që ka vendi. Reforma në drejtësi duhet të jetë transparente dhe gjykatat e pastra, të drejtat e pronësisë duhet të zgjidhen njëherë e përgjithmonë, sa më shpejt që të jetë e mundur dhe konkurrenca e lirë dhe e ndershme duhet të udhëheqë investitorët të vegjël, apo të mëdhenj, shqiptarë, apo të huaj. Të gjithë duhet të luajnë sipas rregullave të ndershme dhe transparente”, tha Ambasadorja Kim.
Ajo u shpreh se Qeveria duhet t’i marrë seriozisht sugjerimet e dhëna nga Dhoma Amerikane e Tregtisë për të përmirësuar klimën e biznesit.
Ambasadorja u ka theksuar vazhdimisht se tre prioritetet e saj në SHBA janë demokracia, siguria dhe biznesi e sjellja e sa më shumë investimeve amerikane në vend.