Arrestimi i Thoma Gëllçit! Nisi procedurat për blerjen e pajisjeve për kanalin “Agro”, 1 vit para se të merrte miratimin nga AMA

Dosja e hetimit të SPAK që çoi në pranga ish drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçin. Sipas dosjes thuhet se Gëllçi skualifikoi padrejtësisht një kompani nga gara për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin “Agro” të RTSH, prej 100 milionë lekësh.
Ai ka shpallur procedurën e tenderit përpara se te merrte miratimin nga AMA dhe Bordi për kanalin AGRO.
Sipas SPAK, ish Drejtori i Përgjithshëm i RTSH Thoma Gellço ka zhvilluar një procedurë prokurimi, për pajisje për një kanal televiziv,(RTSH AGRO) përpara se të merrte miratimin nga AMA për hapjen e këtij kanali televiziv, gati një viti përpara marrjes së miratimit nga AMA dhe 2 vjet përpara fillimit të funksionimit të këtij kanali.
Pajisjet e prokuruara pas hyrjes në magazinë, një pjesë e tyre i kanë kaluar njësisë Qendrore në Drejtorinë e Përgjithshme të RTSH dhe një pjese tjetër ka kaluar në magazinat e qendrave vendore audiovizive Kukës, Gjirokastër, Shkodër, operatorëve sportivë,etj.
Po kështu i hetuari Thoma Gellço, pas nënshkrimit të kontratës me operatorin fitues, në datën 24.12.2018, ku si afat përfundimtar i zbatimit të kontratës është përcaktuar data 06.02.2019. në datën 15.02.2019 ka nënshkruar një “kontratë shtesë për blerje pajisje për kanalin RTSH Agro” duke e zgjatur afatin deri në dt 22.02.2019./Shqiptarja