Basha ‘nxin’ Shqipërinë tek ambasadori holandez: Ndava shqetësimin për zgjedhjet, trafiqet e korrupsionin në Shqipëri

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka pritur ambasadorin e ri holandez. Zhvillimin e këtij takimi në selinë e PD-së e ka njoftuar vetë Basha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Mirëprita ambasadorin hollandez Reinout Vos. Diskutuam mbi sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit. Ndava shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet në Shqipëri siç dëshmon dhe raporti i ODHIR, për korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe trafiqet.
Të angazhuar për të bashkëpunuar për realizimin e standardeve që përmirësojnë jetët e shqiptarëve.