BE apel për bashkëpunim PS-PD për Vettingun, Manja: Po konsultohemi

Bashkimi Europian bën thirrje për një bashkëpunim mes mazhoarancës dhe opozitës për sa i përket reformës në drejtësi. Apeli është lëshuar nga ambasadori i delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca gjatë konferencës së mbajtur gjatë konferencës së Këshilit të Lartë Gjyqësor ka folur në lidhje me rolin e institucioneve të drejtësisë.
Sipas ambasador Soreca, Reforma në Drejtësi është duke dhënë frytet e para dhe të gjithë ata që e ideuan këtë reform e dinin që në fillim që nuk do të ishte e lehtë.
Ambasadori shtoi se që prej filit të Reformës ka pasur 23 procedime për magjistratët, ndërkohë që disa çështje janë dërguar nga SPAK në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.
Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca ka deklaruar se vettingu duhet të vazhdojë duke mbështetur kërkesën e maxhorancës për zgjatjen e afatit të organeve të tij dhe se Kuvendi duhet ta konsultojë këtë propozim me të gjithë aktorët duke shtuar se konsolidimi i reformës në Drejtësi duhet të jetë kryefjalë.
“Vettingu të vazhdojë, por duhet zgjatja e afatit të organeve të vettingut. Kuvendi duhet ta konsultojë me të gjithë aktorët. Konsolidimi i reformës në Drejtësi duhet të jetë kryefjalë. Reforma në drejtësi po sjell rezultate konkrete të paimagjinueshme, për shembull 23 procedime penale ndaj ish-gjyqtarëve, përfshirë ish-gjyqtarë të lart”, ka deklaruar ai.
Ndërsa ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në fjalën e tij deklaroi se Reforma në Drejtësi po jep rezultate. Ai u shpreh se në mandatin e tretë të qeverisë socialiste, do të miratohet harta e re gjyqësore dhe do rritet numri i pranimit në shkollën e magjistraturës për të plotësuar vakancat.
“Reforma në Drejtësi po jep rezultate, qeveria e re është e vendosur ta çojë përpara. Vettingu tregoi sa i nevojshëm ishte. Reforma po jep frytet, ajo është një model unik në vendet e rajonit. Vettingu u certifikua edhe nga Gjykata e Strasburgut. Do miratojmë hartën e re gjyqësore, do rrisim numrin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës si e vetmja rrugë për plotësimin e vakancave”, u shpreh Manja.
Më tej ai theksoi se “Ne do të shkojmë drejt variantit ku do të çojmë drejtësinë drejt variantit aty ku janë sot. Qëndrimi jonë është i qartë ne do të propozojmë zgjatjen e afateve të komisioneve. Procesii vetingut duhet të perfunfojë te organet e vetingut. SPAK, ky process do të dueht të përfundojë atje .Jemi në konsultim të ndryshëm me partnerët tanë”.